E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet 21-vjeçari me armë, pranga dhe maskë
Lajme

Arrestohet 21-vjeçari me armë, pranga dhe maskë

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë operacionit të koduar “Kryqëzimi”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Gerald Qordja, 21 vjeç, banues në Babrru. Ai u ndalua te kryqëzimi i Valiasit, ndërsa udhëtonte me një automjet tip “Audi”.

Gjatë kontrollit në mjetin e tij, si dhe në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pushkë me municion luftarak, një armë të ftohtë (thikë), një palë pranga të ngjashme me ato të Policisë dhe një kapuç për maskim.

Sendet e kundërligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia thekson se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje në të gjithë territorin, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.