E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet përsëri  “Çekiçi” i Korçës
Lajme

Arrestohet përsëri “Çekiçi” i Korçës

Policia e Korçës ka arrestuar 27-vjeçarin Kostandin Dramolli, i cili njihet me emrin si reper “Çekiçi 14”.

Sipas autoriteve policore, ai është vënë në pranga pasi nuk i është bindur urdhrit të uniformave blu për të ndaluar, në aksin rrugor “Qafë Plloçë-Qukës”.

“Oficeri i Policisë Gjyqësore arrestoi në flagrancë shtetasin K. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin “Qafë Plloçë-Qukës”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar automjetin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku Kostandin Dramolli e ka filmuar veten teksa drejton automjetin dhe tenton të arratiset, teksa është duke u ndjejur nga Policia. Ai e ka publikuar videon vetë në rrjetet sociale, teksa krahas saj, shkruan: “Estrada dëgjohemi kur të dal nga burgu”.

Kostandin Dramolli, i njohur si “Çekiçi 14”, u bë i njohur pak kohë më parë, kur filmoi veten duke qëlluar me gur Bashkinë e Korçës për të kundërshtuar aksionin e Edi Ramës për të liruar hapësirat publike. Ai më parë ka qenë futbollist, ku ka luajtur si portier në Kategorinë Superiore edhe me ekipin e Bylisit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.