E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmuesi shqiptar i lë të gjithë ‘pa mend’ me këtë gol fenomenal (VIDEO)
Sport

Sulmuesi shqiptar i lë të gjithë ‘pa mend’ me këtë gol fenomenal (VIDEO)

Anis Mehmeti po kalon një moment fantastik në Championship, duke treguar se është një nga lojtarët më në formë të momentit. Sulmuesi shqiptar realizoi një gol spektakolar në ndeshjen ku Bristol City u mund 1-3 nga Oxfordi, duke konfirmuar edhe një herë aftësitë e tij.

Në pjesën e dytë të takimit, 24-vjeçari lëshoi një goditje të fuqishme me të djathtën nga distanca, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke mos i lënë asnjë shans portierit kundërshtar. Pavarësisht se skuadra e tij nuk arriti të shmangte humbjen, Mehmeti doli sërish në plan të parë për lojën dhe vendosmërinë e tij.

Statistikat e këtij fillimsezoni e konfirmojnë formën e lartë: në vetëm 6 paraqitje, ai ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 2 asistime, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bristol Cityt.

Performancat e tij në Angli duken si një mesazh i qartë për stafin teknik të kuqezinjve, pasi kujtojmë që pavarësisht formës së shkëlqyer, Mehmeti nuk ishte i përfshirë në listën e fundit të kombëtares shqiptare nga trajneri Sylvinho.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.