AKU bllokon pjeshkët nga Greqia, rrezik për shëndetin nga pesticidet
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konstatuar se pjeshkët e importuara nga Greqia përmbajnë nivele të larta të pesticideve, mbi normën e lejuar, duke përbërë rrezik për shëndetin e konsumatorëve.
Kontrollet treguan praninë e mbetjes së pesticidit Phosmet, dhe AKU ka rekomanduar që produktet të kthehen nga bizneset ushqimore që i kanë ende në gjendje.
Sipas njoftimit të AKU, për këtë rast është dërguar informacion edhe pranë sistem RASFF, për të garantuar masa parandaluese në treg.
Njoftim i AKU
Bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka rezultuar se produkti pjeshkë, i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë mbi normë të mbetjes së pesticidit Phosmet, me risk për shëndetin e njeriut.
AI Bot Flips Wall Street on Its Head: Turns $1K into $50K in Record 30 Days
Money Facts
Read More
PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:
Kategoria e produktit: fruta – perime
Emri i produktit: pjeshkë
Vendi i origjinës: Greqi
Operatori i biznesit ushqimor ka njoftuar subjektet, ku ka shpërndarë produktin, për kthimin e tij në rast se e kanë ende në gjendje.
AKU për këtë rast ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



