E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elvis Shkambi, autori i vrasjes së gjyqtarit , del sot para gjykatës
Lajme

Elvis Shkambi, autori i vrasjes së gjyqtarit , del sot para gjykatës

 

Tiranë – Ka nisur para pak minutash  në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës,  seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Elvis Shkambit, autorit të dyshuar të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, si dhe ndaj xhaxhait të tij, Gjon Shkambi, dhe rojes së sigurisë së Gjykatës së Apelit, Banush Koxhaj.

Seanca po mbahet me dyer të mbyllura, në Dhomën Penale të gjykatës, për shkak të natyrës së rëndë të ngjarjes që tronditi opinionin publik dhe sistemin e drejtësisë.

Akuzat dhe kërkesa e Prokurorisë

Sipas burimeve zyrtare, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të tre të ndaluarit.

  • Elvis Shkambi akuzohet për vrasjen e funksionarit publik, mbajtje pa leje të armës së zjarrit, dhe rrezikim të jetës së personave të tjerë gjatë ngjarjes.
  • Gjon Shkambi, i cili fillimisht dyshohej për bashkëpunim në vrasje, tashmë akuzohet si nxitës në tentativën për vrasje në një konflikt pronësie. Organi i akuzës ka përjashtuar përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në atentatin ndaj gjyqtarit Kalaja, por thekson se ai ka qenë në dijeni të planit dhe nuk ka bërë asgjë për ta ndaluar.
  • Banush Koxhaj, roja i sigurisë së gjykatës, përballet me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sipas hetimeve, ai nuk ka ndërhyrë në momentin kur detektorët e metaleve kanë sinjalizuar praninë e armës, duke lejuar hyrjen e të dy të afërmve pa kontroll fizik dhe pa regjistrim në protokollin e hyrjes.

Një ngjarje që tronditi drejtësinë

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, brenda mjediseve të Gjykatës së Apelit të Tiranës, është konsideruar si një nga ngjarjet më të rënda në historinë e sistemit gjyqësor shqiptar.

Hetimet kanë zbuluar mangësi serioze në sistemin e sigurisë së gjykatave, përfshirë pajisje që nuk funksiononin dhe mungesë të zbatimit të rregullave bazë të kontrollit fizik të vizitorëve.

Seanca e sotme pritet të zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa përfaqësues të mediave nuk do të lejohen brenda sallës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.