Pse është i ndaluar emri i Arbana Osmanit në Top Channel?
Duket se emri i moderatores së njohur Arbana Osmani është bërë i ndaluar për t’u përmendur në ekranin e Top Channel.
Mbrëmjen e së martës, në emisionin “Goca dhe Gra”, ku e ftuar ishte edhe moderatorja Kiara Tito, Rudina Dembacaj nuk e humbi rastin për ta pyetur atë lidhur me deklaratën që Dojna Mema kishte bërë për të në emisionin “Mirëmbrëma Yje”.
Në atë emision, Arbana Osmani i kishte bërë disa pyetje Dojnës, dhe gjatë bisedës, ajo zbuloi se Kiara e kishte hequr nga lista e ndjekësve në Instagram, një detaj që menjëherë u bë lajm në mediat rozë. Por, në “Goca dhe Gra”, Rudina Dembacaj nuk e përmendi as emrin e Arbanës, as titullin e emisionit “Mirëmbrëma Yje”.
Në vend të kësaj, ajo u shpreh: “Në një emision që jepet vetëm në YouTube…”, duke e shmangur çdo referencë direkte ndaj moderatores që dikur ishte një nga figurat më të spikatura të Top Channel-it.
Ky moment ka ngjallur kureshtje te publiku: pse nuk përmendet më emri i Arbanës në Top Channel?
A ekziston ndonjë udhëzim i brendshëm që ndalon përmendjen e emrit të saj?
A është kjo pjesë e një politike televizive për të mos promovuar ish-figurat e ekranit?
Apo ndoshta raportet midis moderatores dhe drejtuesve të televizionit kanë përfunduar në mënyrë më të tensionuar sesa është bërë publike?
Derisa asnjëra palë të flasë hapur për arsyet e largimit të saj nga televizioni ku ndërtoi një karrierë shumëvjeçare, çdo detaj i tillë në ekran mbetet një shenjë e heshtur që nxit pyetje më shumë sesa përgjigje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



