Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë kreut të PD-së Kuçovë
Kryeministri Edi Rama duket se ka përdorur politikën lokale për të neutralizuar kundërshtarët e tij politikë. Sipas dokumenteve të tenderit të fundit të Bashkisë Dimal, kryetari i degës së PD-së në Kuçovë, Nerian Pasho, ka përfituar një kontratë prej 220 milionë lekësh për projektin: “Përmirësimi i banesave ekzistuese për komunitetet e varfëra e të pa favorizuara”.
Dyshimet lindin menjëherë, pasi tenderi është zhvilluar me vetëm një pjesëmarrës: kompania “3 V – PASHO” Sh.p.k, e krijuar nga vetë Pasho dhe e administruar nga vëllezërit e tij. Përfaqësuesi politik i Rithemelimit në Kuçovë ka marrë kështu kontratën pa garë reale, duke rritur dyshimet për favorizim politik.

Tenderi, me vlerë 18,926,250 lekë pa TVSH, parashikon rindërtimin e banesave të amortizuara për 23 familje në kushte të vështira. Banesat njëkatëshe, me një sipërfaqe deri në 60 m², do të përmbajnë një ambient gatimi, dhomë gjumi, tualet dhe koridor.
Formalisht tenderi është mbajtur më 9 shtator 2025 me vetëm një pjesëmarrës. Kompania “3 V – PASHO” Sh.p.k, duke e ditur se do të jetë e vetme në tender, ka bërë ofertë gati sa fondi limit: 18 224 982,00 pa TVSH dhe dhe 21,869,978.4 lekë me tvsh.
Më 30 shtator 2025, bashkia Dimal ka shpallur fituesin ekontratës me kohëzgjatje 5 muaj nga data e nënshkrimit. Open Data Albania ka kategorizuar tenderin me “flamur të kuq”, një indikator i riskut për korrupsion.

Skema nuk është e re, një praktikë e ngjashme është përdorur edhe për ish-deputetë dhe kryebashkiakë të PD-së, si rastet e “Shkëlqimi 07”, ku pas ndarjes nga Berisha, fituan kontrata pa garë reale.
Kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Memaj, edhe pse aktualisht nën hetim për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”. SPAK ka marrë vendimin për hetimin e saj pas prishjes së pronës së familjes Baho në vitin 2020.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



