E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestë para Kuvendit kundër projektligjit për barazinë gjinore
Flash

Protestë para Kuvendit kundër projektligjit për barazinë gjinore

Aktivistë dhe përfaqësues fetarë janë mbledhur sot para Kuvendit të Shqipërisë për të protestuar kundër projektligjit për barazinë gjinore.

Në pankartat që mbajnë në duar lexohen mesazhe si:

“Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër.”

Akil Pano, një nga pjesëmarrësit, tha:

“Familja duhet të lartësohet, s’do të lejojmë kurrë të nëpërkëmbet dinjiteti i shqiptarëve, identiteti i fëmijëve, të vihet në lojë e ardhmja e Shqipërisë.”

Ai shtoi gjithashtu:

“Nëse projekligji kalon jeni duke shkatërruar familjen, shoqërinë. Flasim për rrëmbimin e fëmijëve, të jetës.”

Protestës iu bashkuan për disa minuta edhe Sali Berisha, kryetar i PD-së, dhe disa deputetë të tjerë të partisë demokratike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.