E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në krizë prej 5 bitesh, prapaskenat e ndarjes së Nedës nga vëllai i Ballukut
Showbiz

Në krizë prej 5 bitesh, prapaskenat e ndarjes së Nedës nga vëllai i Ballukut

Pas më shumë se një dekade bashkëjetesë, Neda Balluku dhe bashkëshorti i saj Ogren Balluku i kanë dhënë fund martesës. Çifti, i cili u njoh në vitin 2010 gjatë pjesëmarrjes në spektaklin “Big Brother Albania”, ishte ndër më të përfolurit e asaj kohe, ndërsa u kurorëzuan në martesë në vitin 2015.

Nga dashuria e tyre kanë lindur tre fëmijë – dy djem, Serzh dhe Zai, si dhe një vajzë. Megjithëse Neda dhe Ogreni kanë preferuar ta mbajnë jetën private larg syrit të publikut, moderatorja nuk ka ngurruar herë pas here të ndajë momente të veçanta nga familja e saj.

Së fundmi, ajo ka konfirmuar zyrtarisht lajmet për ndarjen, duke pranuar se krizat në marrëdhënie kanë qenë të përsëritura ndër vite.

“Lajmet janë të vërteta. Nuk është hera e parë që jam në këtë situatë. Një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe pesë vite më parë, në 2020-ën. Prej shumë vitesh tashmë, marrëdhënia nuk është e shëndetshme. Prej disa kohësh, jetojmë të ndarë,” – u shpreh ajo.

Neda theksoi se dëshiron ta menaxhojë këtë periudhë me qetësi dhe privatësi, duke vënë në qendër të vëmendjes vetëm fëmijët:

“Prioriteti im absolut janë fëmijët. Kjo është gjithçka që dua të them.”

Detajet ligjore të divorcit

Sipas dokumenteve gjyqësore, çështja e divorcit është regjistruar në Gjykatën e Tiranës me nr. 17084, ndërsa për gjykimin është caktuar gjyqtarja Majlinda Dogga.
Mësohet se palët kanë rënë dakord për një marrëveshje miqësore, që përcakton ndarjen e përgjegjësive dhe detyrimeve pas divorcit.

Burime pranë çiftit bëjnë me dije se ndarja ka ndodhur në heshtje, pas një periudhe të gjatë përpjekjesh për ta mbajtur lidhjen gjallë.

Nga romancë televizive te fundi i një historie

Në një intervistë të viteve të mëparshme, Neda fliste me emocione për dashurinë me Ogrenin, duke treguar se lidhja e tyre nisi si një rastësi në “Big Brother”, por u kthye në një histori të vërtetë jete.

“U dashuruam vërtet. Sekreti i marrëdhënies sonë ka qenë fati dhe vullneti për të punuar çdo ditë për njëri-tjetrin. Martesa është punë e përditshme dhe kërkon shumë përkushtim,” – shprehej atëherë Neda.

Tani, pas 10 vitesh martesë dhe tri fëmijëve, rrugët e tyre po ndahen përfundimisht. Sipas burimeve, divorci pritet të zhvillohet në mënyrë të qetë, falë marrëveshjes paraprake që të dy kanë firmosur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.