E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i jep ZAMIR MANES BREGDETIN E DURRESIT DHE TE HIMARES!
Sot

Rama i jep ZAMIR MANES BREGDETIN E DURRESIT DHE TE HIMARES!

 

 Altin Goxhaj 

 

 

 

 

 

Nderkohe sot qe Rama ngrinte dy gishtat para cadres, Peleshi lart me urdher te tij miratonte 2 VKM qe i jepnin ZAMIR MANES BREGDETIN E DURRESIT DHE TE HIMARES!
Cfare mendimi kane sot ne Diten Nderkombetare te Lirise se Mediave Fevzo me shoke? Po Vlahutin qe e ka vilen te Kompleksi i kompanise qe ka marre Himaren dhe Durresin?
http://www.kryeministria.al/…/vendime-te-miratuara-ne-mbled…

V E N D I M
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.543, DATË 27.7.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR LEJIMIN E PËRDORIMIT TË BRIGJEVE NË FUNKSION TË REALIZIMIT TË PROJEKTIT INVESTUES STRATEGJIK “NEW BORN” ”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 29, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.543, datë 27.7.2016, të Këshillit të Ministrave, bëhen disa shtesa dhe ndryshime:

a) Pas pikës 2 shtohen pikat 2.1 dhe 2.2, me këtë përmbajtje.
2.1 Bashkia Durrës, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së investitorit strategjik “Mane TCI”, lidh kontratën përkatëse për lejimin e përdorimit të brigjeve të detit në përputhje me sipërfaqet dhe destinacionin e kërkuar nga subjekti, brenda koordinatave të sipërfaqes së lejuar nga vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike.
2.2. Së bashku me kërkesën, investitori strategjik “Mane TCI” duhet të paraqesë pranë Bashkisë Durrës edhe dokumentacionin e mëposhtëm:
– Ekstrakt të 3 muajve të fundit nga Qendra Kombëtare e Biznesit;
– Planvendosje të sipërfaqes për të cilën subjekti kërkon të lidhë kontratë me njësinë e qeverisjes vendore;
– Përshkrim të aktivitetit që do të realizojë në sipërfaqen për të cilën kërkon të lidhë kontratë.”.

b) Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
3. Përdorimi i brigjeve të kryhet përgjatë periudhës së sezonit veror 15 maj – 30 shtator të çdo viti, përkundrejt pagesës së tarifës në përputhje me tarifën e plazheve, të përcaktuar në vendimin e Këshillit Bashkiak Durrës. Kjo tarifë të aplikohet vetëm mbi sipërfaqen, objekt kontrate, sipas pikave 2.1 dhe 2.2, më sipër, të lidhur me Bashkinë Durrës, përgjatë periudhës së përmendur në këtë pikë.”

2. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe Bashkia Durrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI

V E N D I M
PËR DiSA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.544, DATË 27.7.2016, TË kËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR LEJIMIN E PËRDORIMIT TË BRIGJEVE NË FUNKSION TË REALIZIMIT TË PROJEKTIT INVESTUES STRATEGJIK “GREEN COAST” ”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 29, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.544, datë 27.7.2016, të Këshillit të Ministrave, bëhen shtesat dhe ndryshimet, si më poshtë vijon:

1. Pas pikës 2 shtohen pikat 2.1 dhe 2.2, me këtë përmbajtje:
2.1 Bashkia Himarë ka detyrimin që brenda 15 ditëve, nga data e paraqitjes së kërkesës së investitorit strategjik “Green Coast”, të lidhin kontratën përkatëse për lejimin e përdorimit të brigjeve të detit, në përputhje me sipërfaqet dhe destinacionin e kërkuar nga subjekti, brenda koordinatave të sipërfaqes së lejuar nga vendimi i KIS-it.
2.2 Së bashku me kërkesën, investitori strategjik “Green Coast” duhet të paraqesë pranë Bashkisë Himarë edhe dokumentacionin e mëposhtëm:
– Ekstrakt të 3 muajve të fundit nga Qendra Kombëtare e Biznesit;
– Planvendosje të sipërfaqes, për të cilën subjekti kërkon të lidhë kontratë me njësinë e vetëqeverisjes vendore;
– Përshkrim të aktivitetit që do të realizojë në sipërfaqen për të cilën kërkon të lidhë kontratë.”.

2. Pika 3 riformulohet, si më poshtë vijon:
“3. Përdorimi i brigjeve do të kryhet përgjatë periudhës së sezonit veror, 15 maj – 30 shtator të çdo viti, përkundrejt pagesës së tarifës, në përputhje me tarifën e plazheve, të përcaktuar në vendimin e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Himarë. Kjo tarifë do të aplikohet vetëm mbi sipërfaqen objekt kontrate, sipas pikave 2.1 dhe 2.2, më sipër, të lidhur me Bashkinë Himarë, përgjatë periudhës së përmendur në këtë pikë.”

3. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe Bashkia Himarë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.