E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dashi i nxjerr të gjjitha: Në PD ka njerëz pa rrogë që lëvizin me “Range Rover”
Lajme

Dashi i nxjerr të gjjitha: Në PD ka njerëz pa rrogë që lëvizin me “Range Rover”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka dhënë një deklaratë të fortë lidhur me gjendjen aktuale të opozitës, duke kërkuar riformatimin e plotë të PD-së dhe ndryshimin e lidershipit për t’i kthyer shpresën qytetarëve.

Sula tha se opozita ndodhet në një moment shumë të vështirë dhe se nuk është në rrugën e duhur për të përballur kundërshtarin politik.

“Nëse ti thua kundërshtari im politik është i korruptuar, duhet të jesh vetë kristal që ta sfidosh. Zgjedhjet e fundit treguan se target grupi ishte mbi 55 vjeç, ndërsa të rinjtë nuk dolën më të votojnë. U është vrarë shpresa,” deklaroi ai.

Sipas ish-deputetit, shumë figura brenda opozitës janë shkëputur nga realiteti, ndërsa ironizoi mënyrën e jetesës së disa prej tyre:

“Aty ka nga ata që marrin vetëm rrogën, ose nuk kanë pasur fare rrogë dhe lëvizin me Range Rover.”

Në fund, Sula komentoi edhe atentatin e rëndë pranë aeroportit të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

“Ngjarja është e rëndë, pavarësisht se kush ishte viktima. Detyra e shtetit është të sigurojë jetën e çdo qytetari. Duhet të kishte reagim më të shpejtë, sidomos për faktin që ndodhi në një zonë kaq të ndjeshme si aeroporti,” u shpreh Sula në emisionin ‘Studio Live’, duke shtuar se mungesa e reagimit të menjëhershëm tregon dobësinë e institucioneve të rendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.