RENEA ‘mbërthen’ Niklën, zbulohet arsenal armësh
Forcat RENEA kanë ndërmarrë mbrëmjen e kaluar një sërë kontrollesh në zonën e Niklës, në kuadër të operacionit të nisur pas atentatit ndaj Gilmando Danit tre ditë më parë në rrethrrotullimin e Rinasit.
Mësohet se gjatë kontrollit të një banese janë sekuestruar armë të rënda dhe municion luftarak: disa automatikë, një mitraloz, pjesë të ndryshme armësh, granata, fishekë të kalibrave të ndryshëm, fitil zjarrpërcjellës, si edhe lëndë plasëse të pajisura me mekanizëm shpërthimi në distancë përmes telefonit.
Operacionet e policisë vijojnë edhe në zona të tjera të Niklës, teksa grupet hetimore po përpiqen të zbardhin të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe mundësinë e lidhjeve me vrasjen e fundit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



