Konsumoi fotoksinë, ndërron jetë i mituri në Elbasan
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Elbasanit, ku një 15-vjeçar ka ndërruar jetë në rrethana të dyshuara si pasojë e konsumimit të fotoksinës.
I mituri është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet rezultati i ekspertizës mjeko–ligjore për të konfirmuar shkaqet e vdekjes.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për aksident, vetëhelmim apo konsumim të rastësishëm të lëndës toksike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


