Furgoni i FNSH-së përplaset me Benz-in, plagosen efektivët
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë, më 7 dhjetor, në zonën e quajtur “Kthesa e Cakranit” në Fier.
Një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) u përplas me një automjet tip “Benz” dhe më pas përfundoi në një kanal.
Si pasojë e përplasjes, dy efektivë policie u lënduan dhe u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca, ndërsa policia po punon intensivisht për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të dokumentuar shkakun e përplasjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


