E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbretëria e Bashkuar refuzon ‘Bordin e Paqes’ të Donald Trump
Lajme

Mbretëria e Bashkuar refuzon ‘Bordin e Paqes’ të Donald Trump

Mbretëria e Bashkuar ka bërë të ditur se nuk do ta nënshkruajë traktatin e njohur si “Bordi i Paqes”, një nismë e presidentit amerikan Donald Trump, për shkak të shqetësimeve që lidhen me përfshirjen e Rusisë në këtë mekanizëm.

Deklarata u bë nga sekretarja britanike e Jashtme, Yvette Cooper, e cila foli për BBC-në nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër. Ajo theksoi se Londra mbështet planin 20-pikësh të Trump për Gazën dhe shprehu gatishmërinë e Britanisë për të kontribuar në fazën e dytë të procesit të paqes për rajonin.

Megjithatë, Cooper sqaroi se Mbretëria e Bashkuar nuk do të jetë mes nënshkrueseve të traktatit në këtë fazë, duke theksuar se bëhet fjalë për një marrëveshje ligjore komplekse, e cila ngre çështje të rëndësishme politike dhe juridike.

“Ka ende shumë punë për t’u bërë. Ne nuk do të jemi nënshkrues sot, pasi ky është një traktat ligjor që përfshin problematika më të gjera.

Po ashtu, kemi shqetësime serioze lidhur me përfshirjen e Vladimir Putinit, i cili flet për paqe, ndërkohë që deri tani nuk kemi parë shenja konkrete të përkushtimit të tij ndaj paqes në Ukrainë”, u shpreh Cooper.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.