E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emri/ Largimi i Genti Gazhelit nga Doganat, zbulohet pasardhësi
Lajme

Emri/ Largimi i Genti Gazhelit nga Doganat, zbulohet pasardhësi

Genti Gazheli, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, është larguar nga posti që mbante prej vitit 2020.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ai do të vijojë angazhimin e tij institucional si Zëvendësministër i Mjedisit.

Në vend të tij është emëruar Besmir Beja, i cili më parë ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Financave. Gazheli mori drejtimin e Doganave në 2020, duke udhëhequr një nga institucionet kyçe për mbledhjen e të ardhurave të buxhetit dhe kontrollin e kufijve për mallrat.

Gjatë mandatit të tij, Doganat kanë qenë shpesh në qendër të debatit publik, për shkak të çështjeve që lidhen me kontrabandën, akcizat dhe performancën e të ardhurave.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar as nga vetë Gazheli, as nga Ministria e Financave lidhur me largimin e tij, ndërsa mbetet e paqartë nëse vendimi është pjesë e ndryshimeve administrative apo lidhet me hetime të mundshme nga organet e drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.