E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shëndet/ Kruarja që torturon femrat…por kanë turp ta tregojnë!
Uncategorized

Shëndet/ Kruarja që torturon femrat…por kanë turp ta tregojnë!

“Candidiasis vaginale” është një gjendje e shkaktuar nga një infeksion në vaginë dhe në zonën përreth. Infeksioni quhet Candida albicans, por është gjithashtu i njohur si myku vaginal. Myku mund të bëhet në lëkurë, në gojë, në zorrë dhe në vaginë.

Ndonjëherë kushtet ndryshojnë dhe infeksioni rritet me shpejtësi, duke shkaktuar simptoma të tjera dhe acarim. Shumica e femrave e përjetojnë këtë infeksion, por më i zakonshëm është tek ato të moshës 30, 40 si dhe grave shtatzëna.

Ky myk shkaktohet nga disa faktorë, ku ndër ta janë: veshjet e ngushta, përdorimi i shumë antibiotikëve, konsumi i tepërt i sheqerit, stresi, kapsllëku, ose edhe rastet kur bëhen trajtime me kimioterapi.

Po ashtu edhe përdorimi i pecetave ditore apo i tamponëve mund ta provokojë.

E për ta parandaluar atë duhet bërë gjithnjë kujdes me higjienën personale, të shmangen dushet me shumë ujë në pjesën intime, të përdoret çaji i kamomilit si shpëlarës.

Mos harroni, nëse ndjeni shqetësim, drejtohuni mjekut!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.