E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ U kap si në filma, del fotoja e 42-vjeçarit të arrestuar
Lajme

VIDEO/ U kap si në filma, del fotoja e 42-vjeçarit të arrestuar

Publikohet fotoja e 42-vjeçarit Vilson Shima, i arrestuar nga Policia e Shtetit pas një operacioni të zhvilluar në zonën e Unazës së Madhe në Tiranë, ku u kap në flagrancë duke transportuar rreth 10 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Sipas burimeve zyrtare, efektivët i kanë prerë rrugën automjetit të tij dhe gjatë kontrollit kanë konstatuar se droga ishte e paketuar në një qese plastike dhe e vendosur në pjesën e pasme të makinës. Dyshohet se lënda narkotike ishte siguruar në zonën e Baldushkut dhe do të shpërndahej për shitje në afërsi të zonës së njohur si “Kafja e Rremës”.

Operacioni policor, i koduar “Ndalesa”, u zhvillua nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një person që transportonte drogë dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë.

Gjatë kontrollit në apartamentin e 42-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri të llojit pistoletë, dy silenciatorë si dhe municion luftarak. Të gjitha materialet janë dërguar për ekspertizë, ndërsa ndaj të arrestuarit rëndojnë akuzat për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas të dhënave paraprake, Shima kishte kuptuar se po ndiqej nga policia dhe kishte tentuar të devijonte lëvizjen për t’u larguar, por është neutralizuar pas ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të rendit. Ai nuk rezulton me precedentë të mëparshëm penalë.

Hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet, si dhe blerësit e mundshëm të lëndës narkotike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.