Rama 7 ndryshime në Qeveri: Ikën Balluku, Koçiu zv.kryeministre
Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një seri lëvizjesh në kabinetin qeveritar, duke përfshirë emërime të reja, zhvendosje brenda qeverisë dhe disa largime nga posti.
Sipas ndryshimeve të bëra publike, Albana Koçiu emërohet zëvendëskryeministre, ndërsa në krye të Ministrisë së Infrastrukturës vendoset Enea Karakaçi, i cili më parë ka mbajtur pozicion drejtues në OSHEE.
Në kabinet është emëruar gjithashtu Toni Gogu si ministër i Drejtësisë, ndërsa diplomati Ferit Hoxha merr drejtimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ndryshime ka edhe në sektorin e sigurisë. Besfort Llamallari emërohet ministër i Brendshëm, ndërsa Ermal Nufi merr detyrën e ministrit të Mbrojtjes.
Po ashtu, Erjona Ismaili është emëruar ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Sipas informacioneve mbi riformatimin e kabinetit, ndryshimet përfshijnë katër hyrje të reja, tre largime nga qeveria dhe tre zhvendosje brenda kabinetit, duke sjellë një riorganizim të disa prej posteve kryesore ekzekutive.
Këto lëvizje vijnë në një moment kur qeveria synon të rifreskojë ekipin drejtues dhe të riorganizojë disa prej sektorëve kyç të administratës shtetërore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



