E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksion në Durrës, arrestohen 5 persona, sekuestrohen armë dhe drogë
Lajme

Aksion në Durrës, arrestohen 5 persona, sekuestrohen armë dhe drogë

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në qarkun e Durrës në kuadër të planit operacional të koduar “Siguria”, me qëllim forcimin e rendit dhe rritjen e parametrave të sigurisë në zonë. Si rezultat i kontrolleve intensive, policia ka arrestuar pesë persona dhe ka sekuestruar armë zjarri, armë të ftohta, lëndë narkotike dhe sende të tjera të paligjshme.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 12 orëve të fundit janë zbuluar dy raste të lëvizjes me armë zjarri dhe lëndë narkotike, si dhe një rast i posedimit të armëve të ftohta.

Kontrollet janë kryer nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Patrullat e Përgjithshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Gjatë operacionit janë sekuestruar dy armë zjarri – një kallashnikov dhe një pistoletë – së bashku me municion luftarak, katër armë të ftohta, lëndë narkotike kanabis, dy automjete dhe pesë telefona celularë.

Në zonën e Sukth, policia ndaloi një automjet ku udhëtonin tre persona. Gjatë kontrollit u zbulua një armë zjarri kallashnikov me tre karikatorë dhe 17 fishekë. Po ashtu, drejtuesit të mjetit, Servin Muça, 29 vjeç, iu gjet edhe një sasi e dyshuar lënde narkotike kanabis.

Në vijim të hetimeve për këtë rast, u kontrollua edhe banesa e Juljan Hida, 31 vjeç, banues në Kuçovë, ku policia gjeti tre armë të ftohta, përfshirë dy mjete prerëse dhe një dorezë metalike.

Si rezultat i operacionit, në pranga ranë Servin Muça, 29 vjeç; Fabian Seriani, 25 vjeç; Brised Punci, 25 vjeç, të dy banues në Sukth; Juljan Hida, 31 vjeç; si dhe Zef Kola, 20 vjeç, banues në Durrës.

Po gjatë kontrolleve në lagjen nr. 14 në Durrës, policia ndaloi një automjet të drejtuar nga Zef Kola, tek i cili u gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër me gjashtë fishekë.

Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrës, ku nisi procedimi penal edhe për shtetasin M.B., 23 vjeç, banues në Shkozet, pasi dyshohet se kishte dijeni për ngjarjen, por nuk e ka kallëzuar atë pranë autoriteteve.

Operacioni “Siguria” pritet të vijojë edhe në ditët në vijim me kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.