E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përdhunoi dhe torturoi për vdekje 18-vjeçaren, burg përjetë autorit
Lajme

Përdhunoi dhe torturoi për vdekje 18-vjeçaren, burg përjetë autorit

Vuloset vendimi për Dardan Krivaçën për vrasjen e Marigona Osmanit

Gjykata Supreme e Kosovës ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaça, i shpallur fajtor për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani më 22 gusht 2021.

Me vendimin e shkallës së tretë, gjykata ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për rishqyrtim dhe ka konfirmuar vendimet e mëparshme të gjykatave më të ulëta, duke vulosur përfundimisht dënimin maksimal ndaj Krivaçës për krimin që tronditi opinionin publik në Kosovë.

Sipas aktgjykimit, gjykata ka konstatuar se vrasja është kryer në rrethana tejet të rënda dhe në mënyrë mizore, duke theksuar se viktima ka përjetuar dhimbje të mëdha fizike si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj saj me mjete të forta.

Kolegji gjyqësor shqyrtoi gjithashtu pretendimet e mbrojtjes lidhur me procedurën e rigjykimit, ekspertizën psikiatrike dhe pretendimet për ndikim të substancave narkotike. Megjithatë, sipas gjykatës, këto pretendime nuk u mbështetën me prova që do të mund të vinin në dyshim vendimet e mëparshme.

Nga raporti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike rezulton se i dënuari nuk ka shfaqur çrregullime mendore të karakterit psikotik dhe se në momentin e kryerjes së krimit ka qenë i aftë të kuptojë veprimet dhe pasojat e tyre.

Sipas dosjes së hetimit, Marigona Osmani u dhunua për rreth 48 orë përpara se të ndërronte jetë. Për këtë ngjarje u dënuan Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu, të cilët u shpallën fajtorë për krimin e rëndë.

Ngjarja ndodhi në Ferizaj, në banesën ku 18-vjeçarja jetonte me partnerin e saj, duke shkaktuar reagime të forta publike dhe protesta të shumta kundër dhunës ndaj grave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.