E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokurorët e SPAK me kërkesë të re për Belinda Ballukun:
Sot

Prokurorët e SPAK me kërkesë të re për Belinda Ballukun:

Akuzohet për korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal!

Një burim i besueshëm i tha gazetarit tonë se, pas refuzimit nga Edi Rama dhe deputetët e mazhorancës, prokurorët e SPAK pritet t’i drejtohen sërish Kuvendit me një akuzë të re ndaj Belinda Ballukut për korrupsion dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.

Kjo lëvizje vjen pas rrëzimit të kërkesës që prokurorët e SPAK kishin paraqitur për heqjen e imunitetit parlamentar të Belinda Ballukut dhe për autorizimin e arrestimit të saj. Sipas burimit, dosja pritet të pasurohet me elementë të rinj hetimorë dhe me akuza më të rënda penale, të cilat mund të çojnë në një përballje të re institucionale mes Prokurorisë së Posaçme dhe Kuvendit.

Ndërkohë, përfaqësues të faktorit ndërkombëtar, të cilët kishin braktisur votimin në parlament gjatë seancës së sotme, kanë dalë më pas me deklarata të forta politike, duke theksuar rëndësinë e respektimit të pavarësisë së drejtësisë dhe të mbështetjes së hetimeve ndaj korrupsionit në nivelet e larta të pushtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.