E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Klodian Braho a del dot mbi Dritan Prençin për Aeroportin e Vlorës?
Sot

Klodian Braho a del dot mbi Dritan Prençin për Aeroportin e Vlorës?

Kreu aktual i SPAK-ut ka në dorë t’u dëshmojë shqiptarëve se nuk është aty kot. Vartësi i tij, prokurori Dritan Prençi, guxoi me Tunelin e Llogarasë dhe mori të pandehur Belinda Ballukun për “Shkelje të barazisë në tendera”. Ligjërisht, për këtë akuzë do të duhet të përgjigjet Evis Berberi, por nëpërmjet telefonit të Berberit, SPAK-u arriti të zbulojë se Visi vetëm firmat hodhi në procedurë, ndërsa fituesi u vendos nga Belinda dhe, ndoshta, Kryeministri.

Klodian Braho, prej rreth pesë vjetësh, ka në dorë dosjen hetimore të Aeroportit të Vlorës. Nëpërmjet një padie, të bërë shumë vite më parë, Braho mori të pandehur disa zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës për “shkelje të barazisë në tendera”.

Në fakt, deri më tani, mungon emri i Belinda Ballukut mes të pandehurve, pasi rasti i Aeroportit të Vlorës nuk ka asnjë ndryshim nga ai i Tunelit të Llogarasë.

Madje, nëse mungojnë mesazhet telefonike (si te Tuneli), këtu e ke me zë e figurë Behgjet Pacollin, i cili ka deklaruar te Blendi Fevziu takimin e tij dhe të biznesmenit turk të kompanisë YDA në zyrën e Ballukut.

Fituesi i koncesionit u vendos në zyrën e Ballukut. Atje ishin Behgjet Pacolli, Hyseni i YDA-së dhe Valon Ademi. Madje, vetë Braho ka provuar se dhënia e koncesionit të Aeroportit të Vlorës ka qenë plot shkelje të rënda ligjore.

Ndaj, sfida e kreut të SPAK-ut sot është të provojë nëse barazohet apo del dot mbi Dritan Prençin, i cili, me shumë guxim, arriti të ngrejë akuzë ndaj Belinda Ballukut për Tunelin e Llogarasë. Le të presim, por precedenti i vendosur nga vetë SPAK-u e vë përballë një sfide shumë të madhe kreun e këtij institucioni, i cili mbase ka në dorë të shmangë një katastrofë financiare për shqiptarët nga gjyqi i arbitrazhit, i cili tashmë duket konkret.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.