Tragjike! Emigranti 19-vjeçar gjendet i vdekur në banesë të braktisur

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

E rëndë në Vlorë! Gjendet pa shenja jete 19-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në rrethana ende të paqarta. Viktima, një 19-vjeçar nga Egjipt, është konstatuar i pajetë pranë një banese të braktisur në fshatin Nivicë.

Sipas informacionit paraprak, shërbimet e urgjencës në Sarandë kanë njoftuar policinë në orët e para të mëngjesit të datës 4 prill, pasi u konstatua trupi i pajetë i të riut, i identifikuar me inicialet H. O., banues në Menia, Egjipt.

Menjëherë pas njoftimit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kanë kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë evidentuar shenja dhune, ndërsa dyshimet e para lidhen me një vdekje për shkaqe natyrore.

Trupi i 19-vjeçarit është transportuar drejt Instituti i Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes.

Autoritetet vijojnë hetimet për të hedhur dritë të plotë mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Publikuar nga Publik Media