E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Histori më vete, edhe çokokrema del me salmonelë në vendin tonë
Lajme

Histori më vete, edhe çokokrema del me salmonelë në vendin tonë

“Lengo Group” e importoi nga Gjermania, bllokohet nga AKU

Një tjetër alarm për sigurinë ushqimore është ngritur së fundmi, pasi një produkt i importuar në Shqipëri ka rezultuar i kontaminuar me baktere të rrezikshme. Sinjalizimi ka ardhur nga sistemi europian RASFF, i cili ka identifikuar praninë e salmonelës në një krem lajthie me kakao me origjinë nga Gjermania.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për produktin Nudossi Haselnuss-Nougat-Crème (300 g), i cili konsiderohet me rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve për shkak të kontaminimit me Salmonella.

Pas këtij alarmi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë kontrolle në kompaninë importuese “Lengo Group”, ku është konstatuar se sasia totale e importuar e këtij produkti arrin në 18.3 kg. Pjesa e mbetur e produktit është bllokuar dhe është vendosur të asgjësohet.

Nga verifikimet rezulton gjithashtu se rreth 8.7 kg janë shitur tek konsumatorët. Për këtë arsye, subjekti tregtar ka bërë njoftimin përkatës në ambientet e shitjes, duke informuar klientët për rrezikun.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që nëse e kanë blerë këtë produkt, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë menjëherë në pikat ku e kanë marrë, për të shmangur çdo rrezik për shëndetin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.