E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E hoqën me ‘një të rënë të lapsit’, Gledis Nano ‘hedh tuç’ Ramën
Lajme

E hoqën me ‘një të rënë të lapsit’, Gledis Nano ‘hedh tuç’ Ramën

Ish-kreu i Policisë së Shtetit fiton betejën me Qeverinë në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë ka mbyllur përfundimisht betejën ligjore të ish-kryepolicit Gledis Nano me Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Brendshme, duke vendosur në favor të tij dhe duke i dhënë një goditje që përkthehet në faturë për shtetin.

Vendimi lë në fuqi detyrimin që institucionet shtetërore t’i paguajnë Nanos dëmshpërblim, pas shkarkimit nga detyra, i cili u konsiderua i paligjshëm nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Edhe Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga qeveria dhe Ministria e Brendshme, të cilat kundërshtonin vendimet e mëparshme që i kishin dhënë të drejtë ish-drejtorit të Policisë së Shtetit. Nano ishte shkarkuar vetëm rreth 11 muaj pasi kishte marrë detyrën.

Ish-kryepolici e cilësoi që në fillim si të paligjshëm vendimin për largimin e tij, të marrë nga kryeministri dhe ministri i asaj kohe, Blendi Çuçi, duke iu drejtuar gjykatës për drejtësi, një betejë që tashmë rezulton e fituar në të gjitha hallkat.

Në thelb të çështjes ishte kërkesa e Nanos për shfuqizimin e vendimit nr. 580, datë 31.08.2022 të Këshillit të Ministrave, si dhe detyrimin e institucioneve për ta trajtuar me pagë deri në përfundim të mandatit 5-vjeçar, ose për ta sistemuar në strukturat e Policisë së Shtetit apo në funksione të tjera publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.