Kaos në Tiranë–Elbasan, automjetet të bllokuara për orë të tëra
Situatë problematike është krijuar këtë pasdite në autostradën Tiranë–Elbasan, ku qindra automjete kanë mbetur të bllokuara në trafik për më shumë se dy orë.
Nga raportimet në terren, mësohet se lëvizja është pothuajse e paralizuar, ndërsa drejtuesit e mjeteve presin pa asnjë avancim në kolonë. Radhët e gjata të automjeteve janë shtrirë në tre korsi, duke nisur që nga dalja e tunelit dhe deri në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit.
Kjo situatë ka krijuar vështirësi të konsiderueshme për udhëtarët, të cilët ndodhen prej kohësh në pritje, pa një zgjidhje të qartë në horizont.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar mbi arsyet e këtij bllokimi masiv, ndërsa dyshohet se fluksi i lartë i lëvizjeve apo ndonjë incident në aks mund të ketë ndikuar në krijimin e kësaj gjendjeje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



