E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pallati e  Bashës, Rama: Do ta shembja 1 mijë herë.
Publik News

Pallati e Bashës, Rama: Do ta shembja 1 mijë herë.

 Vendimin e Strasburgut do ta apelojmë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të apelojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut për konpensimin e vjehrrit të Lulzim Bashës me 14 milion euro për shembjen e pallatit në Vlorë gjatë qeverisë “Rama 1”.

Në studion e emisionit “Tonight” të gazetares Ilva Tare, Rama ka deklaruar se pallatin do ta shembte 1 mijë herë nëse do të kthehej 1 mijë herë.

“Do ta bëja 1 mijë herë po të kthehesha 1 mijë herë. Kemi bërë një shpronësim të ligjshëm. Ankuesit nuk kanë kontestuar prishjen por shifrën. Në rastin kur gjykata ka bërë vlerësimet e veta, është gjykatë, ne si shtet po përgatisim apelim në një nivel tjetër në Strasburg.

Por ajo që ka fituar Vlora, turizmi dhe ekonomia nuk ka të krahasuar me atë që po fitohet sot. Qytetarëve duhet t’u kërkojnë ndjesë ata që i disinformojnë. Ata e dinë shumë mirë që kur ka punë publike ka dhe shpronësime”, deklaroi Rama.

Lidhur me zërat se Shqipëria mund të humbasë rreth 2 miliard euro në gjykatat ndërkombëtare, Ramai ka quajtur si të pavërteta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.