Oliger Torba komandohet si drejtues i Policisë së Tiranës
Pas dorëheqjes së Elton Alushi nga drejtimi i Policisë së Tiranës, është vendosur që drejtimi i këtij institucioni të kalojë përkohësisht në duart e një drejtuesi të komanduar.
Burime bëjnë me dije se Oliger Torba është komanduar në krye të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, duke marrë drejtimin e strukturës më të rëndësishme policore në vend deri në një emërim të përhershëm.
Ky vendim vjen në një moment të ndjeshëm për Policinë e Shtetit, teksa pritet edhe rikonfigurimi i drejtuesve në qarqe, në kuadër të garës së hapur për pozicionet drejtuese. Ndërkohë, dorëheqja e Alushit ende pret konfirmimin zyrtar për pranimin nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
Komandimi i përkohshëm i Torbës synon të garantojë vijimësinë e punës dhe funksionimin normal të strukturave të policisë në kryeqytet, deri në përfundimin e procedurave për emërimin e drejtuesit të ri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



