E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bamir Topi: Protesta kundër sistemit, Rama dhe Berisha “në një varkë”
Lajme

Bamir Topi: Protesta kundër sistemit, Rama dhe Berisha “në një varkë”

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dalë hapur në mbështetje të protestës, duke e cilësuar atë si një reagim të qartë kundër vetë sistemit politik në vend. I ftuar në emisionin “Koha jonë-debat” të Nikoll Lesit, Topi argumentoi se kjo lëvizje nuk është thjesht kundër një individi, por një përplasje e drejtpërdrejtë me një model qeverisjeje që, sipas tij, ka dëmtuar rëndë shtetin ndër vite.

Ai theksoi se në thelb të kësaj situate qëndron një bashkëjetesë politike mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, duke shtuar se ky i fundit është aktualisht më i ekspozuar ndaj rrezikut që vjen nga kjo lëvizje qytetare.

“Gjëra interesante po bëhen në atë shesh. Ai shesh gjithmonë ka pasur gjëra interesante, por këtë herë ka diçka të veçantë. ‘Shkak për përplasje’ për konfrontim e përballje. Është pasojë e një situate që prej kohësh akumulohet. Është krijuar iluzioni që kjo protestë ka vetëm një personazh përballë, sikur ka vetëm kryeministrin Rama para. Por ajo protestë, që është shkak për përballje, është vendosur kundër sistemit politik. Nisi nga një person që u tërhoq zvarrë nga policia private, dhe indiferenca e policisë së Shtetit. Kjo tregoi se Policia e Shtetit bëhet instrument politik i kryeministrit. Na ndodh që jo rrallë të konstatojmë se janë vegla instrument të kryeministrit. Jam në ezaurim të një analize që e kam nisur 18 vite më parë, kështu qenka dialektika. Në 2008 në prag të ndryshimeve kushtetuese, për të cilat isha kundër, nisur nga njohja e mirë e personazheve, të cilët në mënyrë të çuditshme u bënë bashkë, dhanë ‘ok’ për një ndryshim kushtetues te njerëzit që nuk marrin vesh nga jeta politike.

Pas shpërthimit të Gërdecit dhe pas protestave të opozitës së asaj kohe të Ramës, në atë periudhë u arrit një marrëveshje e fshehtë mes Ramës dhe Berishës, e cila, sipas Topit, ndikoi drejtpërdrejt në dobësimin e shtetit shqiptar. Ai vlerësoi se pas 18 vitesh, një pjesë e shoqërisë, veçanërisht të rinjtë dhe intelektualët, kanë arritur të kuptojnë pasojat e atij bashkëpunimi politik, që sipas tij prodhoi një sistem me prirje autokratike.

Topi u shpreh se protesta aktuale është spontane dhe e pa ndikuar politikisht, duke paralajmëruar se çdo përfshirje e politikës do ta dëmtonte dhe do ta deformonte atë. Ai e cilësoi lëvizjen si të pazakontë për shkak të natyrës së saj të shpejtë dhe të pakoordinuar, por të mbështetur mbi një pakënaqësi të thellë të akumuluar ndër vite.

“Nuk është vetëm për Ramën, por dhe për kryetarin e opozitës. Nuk është e rëndësishme ideja që të konturojmë një lidership, por për mua është me rëndësi ideja. Kjo protestë, para se të sulmojë më parë Ramën, ka qortuar më shumë PD. Kam dyshime se Berisha ka tentuar që të fusë duart. Pasi duket ndryshimi i Berishës në 2 ditë. Më i ekspozuar ndaj kësaj lëvizjeje, është Sali Berisha dhe jo Rama. Pas 2008 këta kanë qenë gjithmonë bashkë, spektakli ka qenë gjithmonë. Është bindje absolute. Pse unë gaboj? Kam pasur informacione dhe sy klinik. Problemi nuk është te projekti, por te kryeministri. Ai duhet ta kishte eliminuar këtë zhurmë, që në fillim. Sa kohë kemi që dëgjojmë për Sazanin?! A ka pasur shqetësim? Jo. Ne kërkojmë partnerë seriozë, në një proces që drejtohet nga shteti me rregullat e tij. Problemi nisi në Zvërnec. Dje me reagimet, Rama deklaroi se është kryeministër vetëm i socialistëve.

Meraku im është futja e politikës në mes të protestës dhe infektimi i saj. Dy janë mundësitë, ose protesta shuhet, dhe përpjekjet për ta shuar janë. Në momentin kur futet politika, tregon se kjo e fundit do që ta falimentojë. Të shohim se si do të jetë evoluimi i kësaj lëvizjeje. Berisha dhe Rama janë në një varkë”, u shpreh Topi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.