E diel, 1 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Faleminderit Dua’, rrjetet sociale shpërthejnë pas deklaratave të saj
Bota

‘Faleminderit Dua’, rrjetet sociale shpërthejnë pas deklaratave të saj

Reagimet vlerësuese dhe falënderuese për Dua Lipën kanë qenë të shumta në rrjetet sociale pas publikimit të një pjese të podcast-it të saj me filozofen Lea Ypi.

Një numër i madh ndjekësish nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës kanë shprehur mirënjohje për artisten me famë ndërkombëtare, duke e vlerësuar qëndrimin e saj në mbështetje të zërit të qytetarëve shqiptarë. Ajo konsiderohet si një figurë me ndikim që kontribuon në forcimin e frymës së ndryshimit në vend.

Shumë komentues theksojnë se përdorimi i platformës së saj globale për të tërhequr vëmendjen ndaj çështjeve që prekin Shqipërinë është një hap i rëndësishëm. Në rrjetet sociale janë shpërndarë mesazhe si “Faleminderit, Dua”, “Mbretëresha më në fund foli”, “Bravo, Dua” dhe “Bëhu zëri i shqiptarëve”, duke e inkurajuar atë të vazhdojë të angazhohet publikisht.

Në qindra komente, Dua Lipa vlerësohet jo vetëm si artiste, por edhe si një zë me peshë në çështje me interes publik. Ndjekësit e saj theksojnë se ndikimi i saj shkon përtej muzikës, duke e cilësuar si një figurë frymëzuese.

Nga ana tjetër, disa përdorues kanë kërkuar që ajo të mbajë një qëndrim më të drejtpërdrejtë në lidhje me protestat qytetare dhe Ligjin 21/2024, duke përmendur edhe sloganin “Albania is not for sale”.

Një tjetër mesazh i përsëritur është thirrja që shembulli i saj të ndiqet edhe nga artistë dhe figura të tjera publike shqiptare. Sipas komentuesve, personalitetet me ndikim kanë një rol të rëndësishëm në sensibilizimin e opinionit publik dhe në mbështetjen e kauzave që prekin interesin e përbashkët, duke përdorur zërin dhe platformën e tyre për të nxitur ndërgjegjësim dhe debat publik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.