E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shteti dhe “insuficienca mjekesore” e stadit terminal
Sot

Shteti dhe “insuficienca mjekesore” e stadit terminal

Nini DEDE

U be shume kohe qe fenomeni i “hemorragjise” se bluzave te bardha vazhdon te jete prezent ne vendin tone, dhe te gjithe ne, jemi duke perjetuar dhe pare nga afer “zbehjen” e vazhdueshme te sistemit tone shendetesor dhe jemi duke pritur “exitus letalis” -in e pashmangshem.

As “reanimatori i famshem” shtet, i cili amator i perhershem, nuk po mundet ta ktheje dot ne jete, edhe pse e di qe mekanizmat e “reanimimit” nuk jane ato te duhurat. Shuntet transfuzionale te gabuara te patronazhimit, pervecse jane absurde jo izogrup-izorezus, nuk e ndalojne dot shkakun e “rrjedhjes”.

As “eritropoetina” e hedhjes se uniformave te bardha te reja “retikulocitare”, nuk mund te korrigjoje “anemine” e rende qe tashme eshte bere kronike, dhe kjo sepse “hemopoeza” e profesionisteve te maturuar kerkon kohen e saj. Askush nuk e di ekzaktesisht kur do te jete fundi, por gjithkush e di saktesisht qe “insuficienca mjekesore” e stadit terminal, do te na marre jeten te gjitheve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.