E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banditët e Ulsi Manjës dhunojnë protestuesit në sy të policisë
Drejtësi

Banditët e Ulsi Manjës dhunojnë protestuesit në sy të policisë

ndërsa Prokuroria arreston viktimën

Arben Llangozi

Më 5 korrik, mbi 20 protestues u arrestuan pas përplasjes së ndodhur gjatë protestës, ndërsa versioni zyrtar i Policisë dhe Prokurorisë i paraqiti qytetarët si shkaktarë të dhunës. Por pamjet e reja video hedhin dyshime të forta mbi këtë narrativë dhe tregojnë një dinamikë krejt tjetër: persona të identifikuar si badigardë të ish-ministrit Ulsi Manja shfaqen duke provokuar, sharë dhe goditur protestuesit në prani të efektivëve të policisë, ndërsa më pas prangat iu vendosën protestuesve.

Megjithatë, në vend që të hetoheshin personat që shfaqen duke ushtruar dhunë, organet proceduese arrestuan Gent Prognin dhe protedtuestuesit e tjerë, pa asnjë provë reale dhe mbi një version të manipuluar të ngjarjes.

Kjo nuk duket më si një gabim hetimor. Kjo ngre dyshime serioze për deformim të qëllimshëm të fakteve, manipulim të provave dhe përdorim të Policisë dhe Prokurorisë për të mbrojtur njerëzit e pushtetit dhe për të goditur protestuesit.

Edhe më skandaloze është prania e punonjësve të policisë në vendngjarje. Ata shfaqen aty ndërsa protestuesit dhunohen, por nuk ndërhyjnë, nuk ndalojnë agresorët dhe, sipas pretendimeve, më pas lejojnë që përgjegjësia t’u faturohet viktimave.

Nëse punonjësit e policisë kanë parë dhunën, nuk kanë ndërhyrë dhe kanë pasqyruar një version të rremë në aktet procedurale, atëherë ata nuk mund të trajtohen thjesht si dëshmitarë. Roli i tyre duhet të hetohet penalisht dhe përgjegjësit duhet të merren të pandehur.

Videoja duhet të administrohet menjëherë si provë, të krahasohet me procesverbalet, deklarimet dhe raportet e policisë dhe të verifikohet nëse janë fshehur, shtrembëruar apo fabrikuar fakte për të justifikuar arrestimin e Gent Prognit dhe protestueve të tjerë.

Drejtësia nuk mund të funksionojë si mburojë për badigardët e pushtetit dhe si kamxhik për qytetarët. Kur agresorët mbrohen, viktimat arrestohen dhe policia hesht, atëherë nuk kemi më zbatim ligji, por një skenar të organizuar për të përmbysur të vërtetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.