E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetari denoncon shkarkimin e ujërave të zeza në Gjirin e Lalzit
Denoncime

Qytetari denoncon shkarkimin e ujërave të zeza në Gjirin e Lalzit

Një qytetar ka ngritur alarmin për një rast të mundshëm ndotjeje mjedisore në zonën e Gjirit të Lalzit, ku një biznes pretendohet se shkarkon çdo mëngjes ujëra të zeza në det përmes një tubacioni të fshehur.

Sipas qytetarit denoncues, tubacioni vendoset pranë vijës bregdetare vetëm në orët e para të mëngjesit për të kryer shkarkimin, ndërsa më pas hiqet dhe fshihet poshtë një pedaloni, duke e bërë të vështirë konstatimin e tij gjatë pjesës tjetër të ditës.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një tubacion pranë bregut, nga i cili pretendohet se derdhen ujëra drejt rërës dhe detit, shumë pranë zonës ku qëndrojnë pushuesit dhe mjetet lundruese.

“Këtë nuk jua shkrova për drekë. Çdo mëngjes e nxjerrin gypin, e mbajnë aty derisa të zbrazet dhe më pas e heqin përsëri,” – shprehet qytetari në denoncimin e tij.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një episod të izoluar, por për një praktikë që përsëritet çdo ditë.

Nëse këto pretendime rezultojnë të vërteta, kemi të bëjmë me një çështje serioze të ndotjes së mjedisit, me pasoja të mundshme për cilësinë e ujit, ekosistemin detar dhe shëndetin e pushuesve në një nga zonat turistike më të frekuentuara të vendit.

Rasti kërkon verifikim dhe reagim nga institucionet përgjegjëse, përfshirë Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe autoritetet vendore, për të sqaruar nëse në këtë zonë po kryhen shkarkime të paligjshme të ujërave të zeza në det.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.