E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Që kur Vllaznia ra në duart e Voltanës, talentet shkodrane shiten në treg për dy lekë
Lajme

Që kur Vllaznia ra në duart e Voltanës, talentet shkodrane shiten në treg për dy lekë

Vllaznia është klubi që ka prodhuar gjithmonë lojtarë cilësorë, në cdo kohë e në cdo rrethanë. Kjo ka ardhur falë punës së mirë e të përkushtuar të trajnerëve të moshave, skuadra që kanë qenë të organizuara mirë dhe Vllaznia ndër dekada është një klub që shquhet në këtë drejtim. Por vitet e fundit talentet e Vllaznisë merren nga klubet e tjera për dy pare, pothuajse falë fare, me shifra qesharake nga 3-4 mln lekë të vjetra. Talente që nëse do të menaxhoheshin me kujdes në treg mund të kalonin në një klub të huaj austriak, zviceran apo dhe në rajon si në Kroaci e Slloveni, për më e pakta 500-700 mijë euro, e për talente të vecantë deri në 1 mln euro.

 

Por klubi ka dështuar të menaxhojë talentet e tij, për pasojë, Flamurtari, Skënderbeu, Laci, Teuta, Tirana, por kryesori Partizani, ia kanë parë hajrin Vllaznisë, duke ia marrë talentet sapo mbushin 18 ose 19 vjec. Vetë Vllaznia rri duke kërkuar lojtarë me eksperiencë në treg, sepse nuk i angazhon në formacionin e parë talentet e saj, që t’u rritet vlera dhe klubi të përfitojë prej tyre. Duke mos parë të ardhme në Shkodër, lojtarët bëjnë cmos që të ikin, mjafton të gjejnë skuadër ku të luajnë. Që kur drejtimin e bashkisë e mori Voltana Ademi, klubi vetëm tkurret, talentet vetëm ikin dhe për Vllazninë mbeten vetëm borxhet, dëmet dhe dështimet. Janë shitur në treg për dy lekë, duke dëshmuar dështimin e klubit. Këtë sjellje Vllaznia do ta vuajë me vite, pasi i kanë ikur ajka e futbollit, djemtë më të talentuar të saj. Ka ikur Rubin Heba, supertalent, e së fundmi Partizani i mori dhe Senad Hysenajn. Vllaznia nuk di t’i menaxhojë, prandaj klubi që varet drejtpërdrejt nga bashkia ka dështuar.

 

Sado që zëri nga specialistët në Shkodër është ngritur prej kohësh dhe alarmi “SOS” është lëshuar më së pari nga vetë drejtuesit e akademisë, ku ka folur me zë e figurë dhe drejtori I akademisë Alban Hasani, sërish nuk merren masa dhe Vllaznia vijon të braktiset nga talentet e saj. Ky dështim ka dhe përgjegjës, por për Voltana Ademin ka rëndësi cfarë thotë Luli (Basha) e Partia (PD-ja) e jo hallet e Vllaznisë. Nuk dihet si e merr guximin që shkon e bën edhe moral me ekipin, duke i motivuar për ndeshjet, në një kohë që ka dështuar tërësisht  për të ndërtuar klub cilësor. Arrin deri atje sa të fusë hundët në punët e trajnerit, dicka që ka nxitur barcoleta pa fund në një mjedis ku ironia është therëse. Pra cështja lidhet me menxhimin e dobët. Dhe menaxhimi bëhet me njerëz të aftë e që e njohin këtë sport, e jo me sejmenët e sekserët e partisë, pjesë e tarafit të kryetares që kanë si qëllim më së pari të mbushin xhepat e tyre, se për Vllazninë as e vë kush ujin në zjarr.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.