Aksident në Porto Palermo, automjeti përmbyset: Tre të plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Porto Palermos. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke lënë të plagosur tre persona.
Menjëherë pas ngjarjes, ekipet e emergjencës u kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurve dhe i kanë transportuar drejt spitalit. Deri tani nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së kontrollit të automjetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



