E diel, 29 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Endri Meksi  padit prokurorin e Tiranës, Arjan Përmeti
Denoncime

Endri Meksi padit prokurorin e Tiranës, Arjan Përmeti

Seo i MCN TV  Endri Meksi padit prokurorin e Tiranës, Arjan Përmeti, pranë Prokurorisë së Durrësit për mbylljen e çështjes së noterit Kongoli!

Përshëndetje si jeni, mirë? Unë jam Ersidi gazetar nga MCN, emisioni “Xhadat”.

Interesohesha pak lidhur me një çështje, kallëzim penal, ndaj prokurorit të Tiranës, Arjan Përmeti, për shpërdorim detyre. Duam të dimë kush është prokurori të cilit i ka rënë shorti.

-Në cilin emër është kallëzimi?

Ersidi: Kallëzuesi është Endri Meksi.

-Është me prokuror Edmond Koloshi.

Ersidi: Edmond Koloshi quhet prokurori pranë Prokurorisë Durrës, i cili ka marrë përsipër të ndjekë çështjen pas kallëzimit që ka bërë në këtë prokurori zoti Endri Meksi, ndaj prokurorit të Tiranës, Arjan Përmeti.

Sipas pretendimeve të kallëzuesit, në këtë rast, zotit Endri Meksi, drejtor i përgjithshëm i MCN TV, ky prokuror, Arjan Përmeti, ka shmangur me vetëdije të plotë, çështje elementare dhe hetimore ndaj noterit Gjergji Kongoli. Siç është rasti për shembull, i gjetjes së vulës në vjetër në zyrë pas kontrollit, apo i tabulateve telefonike.

Tashmë i takon Prokurorisë së Durrësit, nëse këtë çështje do e vazhdojë deri në fund ndaj kolegut të tyre Arjan Përmeti. Nëse do e marrë atë të pandehur ndaj kësaj çështje që e ka shmangur për ta hetuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.