Skema e call center-ave, Apeli i GJKKO-së fundos 16 të pandehurit
Gjykata e Posaçme e Apelit ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë për 16 të pandehur në dosjen e call center-ave, duke mos ndryshuar masën e dënimeve të dhëna më herët.
Të pandehurit janë shpallur fajtorë për akuzat që lidhen me mashtrimin kompjuterik dhe grupin e strukturuar kriminal. Sipas vendimit të Apelit, dënimet për anëtarët e grupit variojnë nga 6 vite e 8 muaj deri në 8 vite burgim.
Dënimin më të lartë e ka marrë Bruno Cobo, i cili është dënuar me 8 vite burg. Ndërkohë, pjesa tjetër e të pandehurve janë dënuar me masa që variojnë nga 6 vite e 8 muaj deri në 7 vite e 4 muaj burg.
Vendimi për 16 të pandehurit është si më poshtë:
- Bruno Cobo – 8 vite burg
- Elisa Caci – 7 vite e 4 muaj burg
- Gilbert Palushani – 7 vite e 4 muaj burg
- Valbona Abedinaj – 7 vite e 4 muaj burg
- Erion Kastrati – 7 vite e 4 muaj burg
- Aldo Pasku – 6 vite e 8 muaj burg
- Bruno Gjika – 6 vite e 8 muaj burg
- Rezarta Ibrahimi – 6 vite e 8 muaj burg
- Orland Cani – 6 vite e 8 muaj burg
- Florjan Bregu – 6 vite e 8 muaj burg
- Hamit Dobi – 6 vite e 8 muaj burg
- Greta Gjoci – 6 vite e 8 muaj burg
- Gjin Shelnishta – 6 vite e 8 muaj burg
- Antoneta Malo – 6 vite e 8 muaj burg
- Silvana Veliu – 6 vite e 8 muaj burg
- Mojsi Zuna – 6 vite e 8 muaj burg
Me vendimin e dhënë më 5 tetor, Apeli i Posaçëm ka lënë të pandryshuara masat e përcaktuara nga shkalla e parë.
Sipas akuzave të ngritura në këtë çështje, të pandehurit kanë qenë të përfshirë në skema mashtrimi kompjuterik të realizuara përmes aktivitetit të call center-ave. Dosja lidhet me një hetim mbi mënyrën e organizimit dhe funksionimit të këtyre skemave, ndërsa vendimi i Apelit konfirmon përgjegjësinë penale të përcaktuar më parë nga gjykata e shkallës së parë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



