E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dilni nga shtëpitë! Burrnohuni burra! Liria kërkon guxim!
OP-ED

Dilni nga shtëpitë! Burrnohuni burra! Liria kërkon guxim!

Publikuar nga Andi Myrta

Nëse as tani nuk dalin prindërit e familjarët në përkrahje të të rinjve që protestojnë në Tiranë e në të gjitha qytetet, zor të bjerë ky rregjim i të gjitha të zezave. Atëherë fara e pabesisë, frikës, mefshtësisë dhe mendësisë prej skllavi është brenda familjeve shqiptare. Dhe të mos habitemi hiç kur rinia braktisin masivisht atdheun. Kjo do të thotë se kemi një problem të madh brezash: një brez i nënshtruar turpshëm dhe i atrofizuar nga frika dhe bijtë e tyre që nuk duan të nënshtrohen e të braktisin atdheun. Shpresoj të mos ndodh kjo karfosje e turpshme e brezit të prindërve.

Duke dalë në rrugë familjet shpëtojnë fëmijët e tyre dhe veten. Shpëtojnë shoqërinë nga diktatura e pistë, kriminale dhe e neveritshme. Po të mbushni sheshet – asnjë polic, aqnjë mercenar me maskë nuk do të guxojë të arrestojë apo të gjymtojë askënd. Nuk do t’ia mbajë! Është matje pulsi. Guxim! Bëhuni një bllok i vetëm, i papërshkueshëm. Bëhuni qytetar përballë kafshëve! Përndryshe u lini dorë maskave të përhapin terror psikologjik me gjymtime, poshtërime dhe vrasje…
Bëhuni Lumë, dilni nga shtrati, përmbytni rrugët dhe sheshet dhe fshini me vërshimin tuaj qelbësinë e 14 viteve pushtet të degjeneruar!

Dilni nga shtëpitë! Burrnohuni burra! Liria kërkon guxim! Përndryshe shtypja ka për të qenë mizore, e pamëshirshme, e turpshme!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.