E martë, 3 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
20-vjeçari kapet me armë në makinë, arrestohet nga policia
Lajme

20-vjeçari kapet me armë në makinë, arrestohet nga policia

Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin po udhëtonte, policia i ka gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Ngjarja është regjistruar në rrugën “Kastriotët”, ku specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë ndaluar për kontroll automjetin që drejtohej nga i riu me inicialet S. D., banues në kryeqytet.

Gjatë kontrollit, efektivët kanë konstatuar armën e zjarrit dhe municionin luftarak, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Pas këtij konstatimi, 20-vjeçari është arrestuar në flagrancë.

Ndërkohë, në kuadër të veprimeve hetimore është kontrolluar edhe banesa e tij. Gjatë këtij procesi, dy familjarë të të riut, A. D., 51 vjeç, dhe L. D., 23 vjeç, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, me qëllim pengimin e kryerjes së kontrollit.

Për këtë arsye, të dy janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë, e cila do të vijojë veprimet përkatëse për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.