1. Nëse Reforma në Drejtësi nuk bëhet në tërësinë e saj, ku Kryeministri dhe ish-kryeministrat, Presidenti dhe ish-presidentët, ku ministrat dhe ish-ministrat, ku deputetët dhe çdo funskionarë tjetër publik, nuk do përgjigjen për pasuritë e tyre dhe çdo vepër tjetër penale; atëherë shpresa do vdesë;
2. Nëse pronarëve nuk iu kthehet prona e tyre, ose të paktën të kompensohen për pronën e tyre; atëherë shpresa do vdesë;
3. Nëse liria ime kufizohet nga detyrimi për të qenë pjesë e një konjukture të caktuar politike, duke kërcënuar me largime nga puna, duke nxjerrë në rrugë njerëz që shquhen për kontribute të pamohuara në këtë vend dhe duke ua zënë frymën të diturve; atëherë shpresa do vdesë;
4. Nëse arsimi, në nivelin e shkallës së tretë (fakultetit), nuk kthehet në rrugën që ka një objektiv të vetëm: të prodhojë lidera të dijes dhe shkencës; atëherë shpresa do vdesë;
5. Nëse shkon në spital për kurim dhe paguan sigurimet shëndetësore; nëse mjeku kërkon ryshfet për të të shpëtuar jetën sepse nuk i kontrollon askush; atëherë shpresa do vdesë;
6. Nëse “bota materjale” na i ka verbuar sytë duke parë vetëm interesin personal dhe duke qenë “solidariteti” term i panjohur në këtë shoqëri; atëherë shpresa do vdesë;
7. Nëse idealistët përsheqen nga materjalistët e dimensioneve të ulëta, të fundit kurrë nuk duhet të harrojnë se sakrifica e idealistëve ka krijuar shtet dhe ka ngritur shoqëri. Nëse përfaqësuesit politik dhe jo vetëm, nuk sakrifikojnë për të qenë shembuj për njerëzit; atëherë shpresa do vdesë;
8. Nëse në TV çdo natë dalin të njëjtat figura, të cilat flasin për çdo temë që nga politika, sporti, fizika, muzika, mjekësia, astronomia, ekonomia, duke mos u lënë hapësirë specialistëve dhe personave kompetent; atëherë shpresa do vdesë;
9. Nëse në institucione shtetërore janë të punësuar militant partiak, injorant, persona që kanë blerë diplomat, persona që kanë precedent penal, kurse të tjerë që kanë mbaruar në shkollat më të mira të botës sorollaten rrugëve; atëherë shpresa do vdesë;
10. Nëse unë dhe ti nuk flasim kur duhet të flasim, atëherë unë nuk jam unë dhe ti nuk je ti. Brenda nesh ka hyrë e keqja dhe ne kthemi në dimensionin 1 të shkencave okulte; në këto raste shpresa do vdesë!
E nëse në këtë vend vdesë shpresa, atëherë sëmundjet do ia rrëmbejnë jetën njeriut (depresioni, demoralizimi). Ndërsa të tjerët humbin çdo lloj shprese dhe kërkojnë të largohen nga ky vend. Fatkeqësisht kjo po ndodhë përditë. Në këtë mënyrë po përmbushet thënja e Fan Nolit: “Ai komb nga i cili bijt e tij ikin se ndjehen të diskriminuar e të poshtëruar, është më i madh me ta, se sa me ata që ngelen aty”!/newsetika




