E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Natyra po na kthen “qokën” që i kemi bërë!
OP-ED

Natyra po na kthen “qokën” që i kemi bërë!

Denis Dyrnjaja

Të gjitha raportet studimore ndërkombëtare e klasifikojnë Shqipërinë një vend me risk të lartë për fatkeqësi natyrore, përmbytje, erozion i tokës etj. Gjirokastra sot është shembulli më i fortë i këtij paralajmërimi, ku toka po ju rrëshqet nën këmbë banorëve dhe përbën rrezikshmëri serioze për jetën e tyre. Por në të gjithë vendin lumenjtë po përpijnë sipërfaqe toke, nga malet e kodrat po shkëputen masivë dherash e gurësh, po shkatërrohen rrugë e ura.

Përmes veprimit dhe mosveprimit papërgjegjshmëria njerëzore i ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme natyrës që të bëjë dëme që ky shtet nuk ka takat as t:’i mendojë e jo më t’i riparojë. Në 27 vite përveç se nuk është kryer asnjë studim konkret për zonat dhe nivelet e rrezikut, nuk ka asnjë projeksion si do përballemi me këtë situatë. Kësaj indiference idioteske, i shtohet edhe masakrimi që i kemi bërë territorit duke i prerë pemët pa kriter, duke gërryer shtretër lumenjsh, e duke “shkepur” malet e kodra për qëllime përfitimi. Ky është vetëm fillimi i shpagimit të natyrës për atë që i kemi shkaktuar ne asaj. Ajo me siguri do të na e kthejë kusurin disa fish.

Për këto nuk del njeri në protestë, për qoka dhe parti politike flasin e dalin njerëzia. Në fund të shohim çmimin e faturës që do paguajmë, jo për peshkun e mishin e rakinë që hamë e pimë çdo ditë, por çmimin e faturës që do na vërë natyra. Ekstra nuk kam llogaritur tërmetet se ato janë histori më vete me ndërtimet që kemi bërë. Tani ngrini një dolli e mos e vini ujin në zjarr si gjithmonë deri kur të na bjerë bytha në ujë. Atëherë do kujtohemi por do jetë pak vonë….!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.