E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD e sotme, nje grusht njerezish qe jane bashkuar me dy ide te gabuara…
Sot

PD e sotme, nje grusht njerezish qe jane bashkuar me dy ide te gabuara…

Gent Kaprata

Nje sqarim personal per ata qe sot po na sulmojne me “te drejten e nje te djathti” nga kasollja e PD:
1- kur une them se jam demokrat dhe i djathte e bej si njeri I lire. Ne dore e kam, mund te tallem e them edhe se jam komunist dhe nuk ndryshon gje ne jeten time. Asgje ne jeten time nuk ka lidhje me partite. Thjeshte nuk tallem duke e thene, sepse kam respekt per njerezit qe mund te lexojne statuset apo komentet e mia;
2- per mua PD e sotme eshte thjeshte nje grusht njerezish qe jane bashkuar me dy ide te gabuara. Kur te vijne ne pushtet do bejne ndonje lek, dhe/ose te fshihen per korrupsionin qe kane kryer me pare, nen petkun e ‘mburojes ndaj luftes politike’! Pjesa tjeter, rreth 95% te antaresise jane njerez qe akoma nuk kane kuptuar realitetin ne PD;
3- une kam qene zyrtar ne qeverine Berisha, por kam filluar pune ne shtet qe ne 2001 dhe per me shume se 12 vjet e tre qeverish une kam kaluar te gjitha shkallet e hirarkise shteterore nga specialist ne drejtor te pergjithshem. Pra, as kam filluar, e as kam ndertuar karriere nga fakti qe une e vetdeklaroj qe jam I djathte;
4- Karrieren profesionale ne sektorin shteteror e mbyllur nje here e mire ne dhjetor 2013. Nga korriku deri ne dhjetor kam botuar te pakten 10 shkrime ku e prezantoj qeverine Rama nga te paafte deri ne fashiste, megjithese ishte kjo qeveri qe do vendoste per vendin tim te punes. Ndersa ata qe sot ju duken si shembulli i “demokratit te vertete”, firmosnin per shkarkime te kolegeve te tyre, benin pazare ‘me shkarko mua, por me mbaj ne pune gruan/vellain/kunatin’;
5- kur une shkruaja kunder qeverise, perpara apo gjate instalimit te saj ,ajo ngriti nje kontroll administrativ te brendshem “per te kapur korrupsionin tim” por nuk ja doli. Nuk i kapi dot shkeljet e mia. Pra boll me kete punen e akuzave e anatenimeve se nuk kane vlere. Te pakten mos kopjoni kaq shemtuar komunistet origjinal. Gjeni ndonje akuze me origjinale, te tipit ‘ti nuk ke botkuptim perendimor’ sikurse e kane drejtuesit e partise tone;
6- une jam antaresuar ne PD ne qershor 1991, disa muaj pas organizimit nga une dhe miq te mi te afert te greves se gjimnazisteve te qytetit tim. E mbaj mend daten jo se jam ndonje fanatik, porse athere PD zbatonte ligjet dhe ligji kerkonte qe te isha 18 vjec. Qe athere nuk kam kontribuar pothuajse per asgje ne PD, dhe nuk kam perfituar asnje post partiak apo zyrtar (duke perjashtuar mandatin e dyte te qeverise Berisha ku karriera ime pesoi rritjen normale, por qe gjithesesi mund te mos kishte ndodhur nese nuk do isha promovuar nga elita e PD). Kjo edhe sepse asnjehere nuk kam kerkuar apo garuar per ndonje post, dhe nuk kam ndermend ta bej ne te ardhmem;
7- ne keto 5 vite te qeverise Rama une kam shkruajtur rreth 150 shkrime opinioni teknik ne oponence dhe opozite te plote te puneve te kesaj qeverisje. Oponence dhe opozite te cilen nuk mund ta benin njerezit e Republikes se Re qe ndanin me qeverine Rama dhe zgjatimet lokale te saj milionat e Rilindjes Urbane, ndersa benin qesharake partine tuaj ne syte e publikut qe ka respekt per veten. Gjate kesaj kohe, une nuk kam perfituar asnje qindarke nga parate publike apo te donatoreve te huaj, megjithese mund te kisha bere miliona mjafton te kisha hequr dore nga shkrimet e mia kunder qeverise!

Ps. Se fundi po ju them se ne keto 5 vjet me kane akuzuar e anatemuar shume njerez si ju, se paskam tradhtuar PD. Ju kam thene te njejten gje: une jam njeri I lire dhe asgje nuk me ben bujkrob te elites se PD; ndersa kam pare sesi akuzuesit te mi dhe mbrojtesit e z. Basha te ketyre viteve jane konvertuar ne akuzator te tij. Pas zgjedhjeve te 2019 edhe shume nga ju do e kaloni kete prag.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.