E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kolumbianet e droges shkojne e vijne ne Shqiperi..nje laborator i ri ne pune?!?!
Sot

Kolumbianet e droges shkojne e vijne ne Shqiperi..nje laborator i ri ne pune?!?!

Nje mik qe jeton jashte vendit, por kthehet here pas here ne atdhe, me rrefeu nje episod konkret ne nje nga ardhjet e tij ne Tirane. Po vija ne Tirane ne gusht te vitit te shkuar dhe ngjitur kisha nje udhetar me te cilin nisa te shkembej ca fjale. Provova disa gjuhe, anglisht, frengjisht, italisht, por vetem ne spanjisht e gjetem dialogun vijoi ai tregimin e tij. Ishte kolumbian. Vinte ne Shqiperi bashke me tre shoke bashkeatdhetare te tij. Turizem e kish pytetur pak me shpoti miku. Kolumbiani duke qeshur ishte pergjigjur pa teklif dhe pa kokerr sikleti. Jo mo jo. Vijme per te bere ate gje ku ne dallohemi per ustallare, ekspertize jone eshte droga. Ishin specialiste kultivimi e pregatitje, jo vetem per hashashin, por te gjitha kategorite. Nuk ishte hera e pare qe vinin. Kishin ardhur disa here. Madje kishin marre nen protektorat dhe nje qark te caktuar. Ne shkojme ne nje vend qe eshte pese ore larg Tiranes. Keshtu ishte shprehur brigadieri kolumbian i ekipit prej kater vetesh. Pas zbritjes nga avioni daljes nga aeroporti, sigurisht pa asnje problem, ata drejtoheshin tek nje hotel aty ne Rinas sikur te ishin vendas. Per ta ishte zone e njohur. Pastaj te nesermen niseshin per ne pune. Sigurisht dhe drejtori i ri i pergjithshem ndoshta ka qene drejtor i policise se Tiranes kur kolumbianet shkonin e vinin ne pune. Kjo se ben fajtor personalisht. Emrat e tyre ne tims mund te jene bere ndoshta hasan apo kasem, ne mos jane lene per tu mbajtur mend pa i shkrojtur. Por besoj do jene shenuar diku. Epo sezoni i ri nuk do te jete aq bosh per nga parcelat. Edhe ne Xibrake, kolumbianet kishin kohe qe punonin qetesisht. Deri nje dite. Nje dite kur gjermanet nuk pranuan te mos veprojne dhe te arrestojne kolumbianet, shqiptaret, duke e sekuestruar dhe laboratorin. Une dyshoj se nje tjeter laborator do te jete ngritur nga punetoret e rinj kolumbiane. Po ku?! Pese ore larg Tiranes sa kane deshmuar ata adresen, mund te jene jo pak adresa. Ndoshta ne Diber, Gjirokaster, Korçe..etj..E para perputhet me distancen ne kohe…Por kolumbianet dhe ortaket e tyre shqiptare e pushtetare e dine me mire..

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.