Ambasadori Lu duhet te kerkoje kthim ne Uashington jo zgjatje mandati.. .
Ambasadori amerikan Donald Lu, ka kerkuar zgjatje mandati deri ne gusht te ketij viti, siç ka pohuar vete ne nje nga te shpeshtat dalje publike. Kjo eshte nje perpjekje per te mbaruar pune te cilat ambasadori nuk eshte se i ka permendur, si domosdoshmeri qendrimi, duke ofruar gravitet gjeopolitik ne Tirane, tej realitetit.
Besueshmeria e tij mes paleve politike eshte e cenuar dhe shanset e ndikimit te tij individual si diplomaci personale nuk do te prodhoje zgjidhje te mire. Ambasadori tjeter zevendesues i Lu do te jete me i besueshem per te gjithe palet, pasi nuk do kete askush pretendim qe aktualisht kane per njeanshmerine e theksuar te Lu pro qeverise edhe per ngjarje e zhvillime te rrenuara ne imazh e vertetesi Ambasadori Lu nuk duhet te zhgenjeje shqiptaret duke thene se peshqit e medhenj do te arrestohen ne janar e tani po iken shkurti por dikush i ka dale nga fjala..Lu nuk do ti beje ne nje mendje poziten me opoziten as me presion reference nga Uashingtoni sepse ndihet i paragjykuar ne sjelljet e deritanishme teresisht pro njeres pale, asaj qe qeveris edhe kur ajo se ka ndritur ppr e ka ngrysur punen.
Nuk do te thote se e kisha porosi nga Uashingtoni te nderhyja per nderprerje te hetimeve per kompanine kanadeze te hidrokarbureve Bankers. Post Lu do te jete ambasadori me i mire per te frenuar autoritarizmin e Rames dhe te tijve. Ambasadori Lu nuk mund te justifikohet se e kisha porosi nga Uashingtoni te mos flisja per drogezimin e Shqiperise ku pergjegjesia e Rames eshte uleritese dhe penale. Nuk mund te thote se i kane kerkuar ne Uashington ti kerkoje llogari Bashes dhe opozites perse hyne ne organet e reja te drejtesise sigurimsa te vjeter, te denuar e te korruptuar pasi Ulsiu i ndau vedet me gogla.
Nuk mund te thote se i kane kerkuar nga Uashingtoni ta financoje Soros, ekspertet per berjen e draftit te reformes ne Drejtesi. Nuk mund te thote se i kane kerkuar nga Uashingtoni te shkelet Kushtetuta per te zgjedhur Prokuroren pastaj te ngrihen struktura paralele mes saj dhe Fatmir Xhafes duke bere teater me Kushtetuten. Nuk mund te thote se i kane kerkuar nga Uashingtoni te mos shprehet prere per “çorben Tahiri” apo te vendose se interpretimi i Kushtetutes nga ojf-te e Soros eshte qendrim amerikan zyrtar. Lu ka ardhur ne Tirane si perfaqesues i presidentit Obama, vazhdon te jete perfaqesues i USA, presidentit Trump ndonesse kerkon mandat pasardhesit. Lu nuk mund te thote se Uashingtoni nuk i ka kerkuar qe Shqiperia te votoje pro Jeruzalemit ne rezoluten ne OKB sepse qendrimi i Trump ka qene publik edhe per jo diplomatet.
Ndonese kryeministri Rama tha se ambasadori amerikan Lu nuk i kishte kerkuar qe Shqiperia te votoje pro USA ne OKB dhe ambasadori nuk ka pergenjeshtruar kete deklarate sa arrogante aq edhe sfiduese te Rames e cila bart te pathena te çuditshme. Lu nuk i paska kerkuar Rames te votoje interesin e USA pasi Trump kishte folur hapur? Lu nuk ia ka thene Rames kete kerkese te presidentit te tij Donald Trump ?!?! E komplikuar dhe mbushur me sekrete kjo marredhenie diplomatike e shtetrore ne Tirane. Ambasadori Lu ka mesuar se Presidenti Trump firmosi heqjen e vizave per Maqedonine dhe ky eshte shperblim per fqinjet tane dhe vleresim dhe per punen e ambasadorit amerikan ne Shkup. Ndonese ky eshte nje lajm per tu ripare, ende i paqarte.
Kjo enderr amerikane per shqiptaret meritohej me teper se nga kushdo, por “ndeshkimi” vjen nga lart. Me gjithe keto veshtiresi dhe ngerce ambasadori Lu duhet te kerkoje kthim ne Uashington e jo zgjatje mandati..Nuk besoj se dhe mua do me refuzojne vizen per ne SHBA se mendoj ndryshe nga ambasadori. Se une jam me proamerikan se sa vete ambasadori..
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



