E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E veja e diktatorit mbush plot 97 vjet sot, media e bëri të vdekur dy herë
Publik News

E veja e diktatorit mbush plot 97 vjet sot, media e bëri të vdekur dy herë

 

Pak kohë më parë një “lapsus” i mediave e bëri të vdekur, por sot e veja e ish- diktatorit, Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha mbush plot 97 vjet.

Nexhmije Xhuglini (Hoxha) lindi në Manastir më 8 shkurt 1921, në atë kohë në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene, e bija e Tefikut dhe Naxhijes.

Prindërit ishin nga Dibra.

Në vitin 1928, familja e saj u shpërngul për t’u vendosur në Tiranë.

Ndoqi me gjysmë burse dhe kreu Institutin Femëror Pedagogjik “Nana Mbretneshë” në kryeqytetin e shtetit shqiptar.

Më 10 nëntor 1941 figuron e regjistruar në Federatën Fashiste të Tiranës me nr. 637.

Me dekretin ministror të datës 20 dhjetor 1941 të nënshkruar nga zëvendësministri i Arsimit Dhimitër Berati, ajo u emërua mësuese filloreje në Tiranë.

Pas çlirimit të vendit vazhdoi me korrespodencë studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi.

Ka marrë pjesë në mbledhjen themeluese të Rinisë Komuniste të Shqipërisë, 22-23 nëntor të vitit 1941.

Gjatë luftës mori pjesë si delegate në të gjitha konferencat kombëtare si atë të Pezës, Labinotit dhe Përmetit.

Pas çlirimit të vendit, ajo kishte kryer funksione të larta partie dhe shoqërore. Në Kongresin e Parë të PKSH-së u zgjodh anëtare e Komitetit Qendror.

Për një kohë kishte qenë edhe presidente e Bashkimit të Grave Antifashiste të Shqipërisë. Gjithashtu, ishte përfaqësuese e popullit në Kuvendin Popullor në të gjitha legjislaturat.

Ka qenë drejtore e Drejtorisë së Propagandës, Arsim-Kulturës në KQ të PPSH-së.

Nga viti 1966 e në vazhdim kreu detyrën e drejtorit të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë KQ të PPSH-së.

Ka kryer edhe veprimtari studimore dhe publicistike. Ka botuar edhe disa libra.

Në vitin 1988 u zgjodh kryetare e Frontit Demokratik të Shqipërisë. Është vlerësuar me 13 dekorata, si dhe Urdhrin “Hero i Punës Socialiste”.

Në janar të vitit 1992 u arrestua me akuzën e abuzimit të fondeve dhe u dënua me 9 vjet burg, të cilat u bënë 11 kur ajo apeloi në gradën e dytë të gjykimit.

“Vajzes emancipuar, antifashistes oreve para, komunistes vendosur, dhe bashkshortes se Udheheqesit Enver Hoxha, simboli qendreses femres shqiptare, shoqes Nexhmie Hoxha”, shkruan Preng Çuni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.