E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aktorja Anila Bisha e terrorizuar denoncon ‘live në ‘Zonë e Lirë’: Çuli më tha ‘Sa të jem unë, ti nuk…’
Lajme

Aktorja Anila Bisha e terrorizuar denoncon ‘live në ‘Zonë e Lirë’: Çuli më tha ‘Sa të jem unë, ti nuk…’

Aktorja e njohur shqiptare, Anila bisha ka bërë një denoncim “live” në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ishte e ftuar së bashku me një grup aktores që protestojnë kundër projektligjit për Artin.

Ndërsa po aktorët po shprehnin pakënaqësitë e tyre kundrejt politikave të qeverisë, veçanërisht të ministres Mirela Kumbaro, aktorja Anila Bisha theksoi se numri i aktorëve që dalin haptazi në këtë protestë janë të paktët, pasi ata janë të terrorizuar.

Ndërkohë që rrëfeu edhe problemet e saj pikërisht pse foli publikisht për problemet e Teatrit Kombëtar.

Ndër të tjera ka shokuar deklarata e aktores, kur ajo është shprehur se drejtori Hervin Çuli i ka thënë se nuk do të shkelë deri sa të jetë ai aty.

“Jemi të terrorizuara. E di ti që në teatrin kombëtare, unë nuk jam e angazhuar në Teatrin Kombëtar.  Dhe më ka thënë direkt në sy: ‘Sa të jem unë ti nuk do të punosh në Teatrin Kombëtar. Kështu më tha drejtori Ervin Çuli. E gjitha kjo ishte vetëm sepse unë kisha shprehur mendimin tim si funksionon teatri në publik. Nuk thonë kotë, që neve na trajtojnë si skllevër”, denoncoi aktorja Anila Bisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.