E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Serbi nuk përmbahet pas postimit të Rita Orës për Kosovën, këngëtarja i “tregon vendin”
Lajme

Serbi nuk përmbahet pas postimit të Rita Orës për Kosovën, këngëtarja i “tregon vendin”

Rita Ora do të jetë në Kosovë më 17 shkurt për të festuar 10-vjetorin e Pavarësisë së shtetit të saj të lindjes.

Në një foto të postuar në Instagram, ajo ka treguar se ndihet krenare dhe e nderuar që do të jetë në Kosovë në këtë ditë shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët.

“Pershendetje te gjitheve! Jam shume e lumtur qe do te jem me ju ne 10 vjetorin e Pavaresise se Kosoves ne Prishtine. Kjo eshte nje bluze te cilen e kam dizejnuar per kete rast dhe shpresoj te mbetet nje kujtim i mire per te gjith ne. Ju dua, Rita”, shkruan ajo.

Por duket se një serb nuk është ndjerë aspak mirë më faktin që tashmë Kosova është e lirë dhe të gjithë shqiptarët njëzëri festojnë, duke i komentuar se Kosova është e Serbisë dhe jo Kosova e Shqipërisë.

Megjithatë bukuroshja shqiptare e ka injoruar këtë koment duke mos i kushtuar aspak rëndësi, e duke i “treguar vendin” e merituar.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.