E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“O qelbësirë grua, o qelbësirë burrë, shto përpara fjalët “për mendimin tim” dhe pastaj ta thuash opinionin…
Sot

“O qelbësirë grua, o qelbësirë burrë, shto përpara fjalët “për mendimin tim” dhe pastaj ta thuash opinionin…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët” në krye të shtetit. Reagimi i indijuar i vajzës së poetit të madh


Vajza e poetit të madh, Lasgush Poradeci, Marie Poradeci ka bërë një reagim të fortë ndaj atyre që sot cilesohen opinionbërisit publikë por pa bërë specifikim me emra konkretë. E indinjuar nga integriteti i atyre që dalin nëpër ekrane dhe flasin në emër të të gjithëve por edhe të parave, vajza e lirikut nuk ngurron të thotë se çfarë nxorri sipas saj politika në 27 vite.

“O qelbësirë grua, o qelbësirë burrë: kur të japësh një opinion për diçka duhet të shtosh përpara fjalët “për mendimin tim” dhe pastaj ta thuash opinionin për të cilin je paguar kodoshërisht. Politika ka 27 vjet që gërmovi e nxorri tërë llumin, kurvat, spiunët, hajdutët, dallaveraxhinjtë, sahanlëpirësit dhe i vuri të drejtojnë shtetin dhe dipllomacinë. Dhe kështu e bëri Shqipërine një llumnajë të ndyre. Mercenaret të qelbur që ju vrafte zoti. Është një vojtje e pafund për ata pak njerëz të ndershëm që jetojnë në këtë vend”, përmbyll me nota revolte deri në fund Marie Poradeci.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.