Ja lista e biznesmenëve të mashtruar nga dentistja Olesia Duka
Listës së biznesmenëve të mashtruar nga Olesia Duka duket se dita-ditës po i shtohen emra të rinj. Sot, kjo shtetase është kallëzuar dhe nga 3 persona të tjerë të cilët pretendojnë se ajo u ka marrë para’ përmes mashtrimit. Sipas burimeve policore aktualisht janë 11 shtetas që kanë depozituar padi në polici, ndërsa e denoncuara ka pohuar para trupit gjykues se është kanosur me jetë prej Genci Lules, të cilit i ka marrë 2 milionë lekë.
Sot Duka me një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës është lënë në “arrest me burg” për veprën penale të përvetësimit të shumave monetare përmes mashtrimit.
Sipas burimeve deri më tani Olesia Duka është paditur nga shtetasit:
Idlir Hoxha (kambisti që i dha 900 mijë euro)
Edlira Shtini
Gerta Lumi
Adem Selmani
Myrteza Meshi
Ilir Doci
Rezart Shtini
Viktor Hoxha
Mirana Likaj (Olesia: Kemi kontratë bashkë, nuk mbaj mend sa lekë i kam)
Besnik Daci
Genci Lule: (Olesia: Kam marrëdhënie biznesi me të, 20 milion lekë të vjetra i kam, por më ka kërcënuar))
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



